Dedikimi i gjithë për sulmuesin shqiptar, Cisse shpërndan ironinë: Nëse ai kushton 30 milionë…

Vedat Muriqi nuk arriti të merrte rolin e protagonistit gjatë ditës së djeshme, atje ku Fenerbace humbi me rezultatin 3-1 ndaj Alanyasporit. Heroi i ndeshjes do të ishte sulmuesi i njohur 34-vjeçar, Papiss Cisse, që ka qenë më herët edhe në “Premier League”.

Cisse do të gjente dy gola, për të vendosur edhe këtë fitore të Alanyasporit. Një prej miqëve të tij kishte shpërndarë në “Instagram” një ironi në lidhje me vlerën e Muriqit. Të njëjtën gjë e ka hedhur në profilin e tij edhe vetë senegalezi, teksa në të shkruhet: “Nëse Vedat Muriqi vlen 30-40 milionë euro, atëherë Cisse vlen 100 milionë euro”, nisur nga ajo përballje mes dy ekipeve. /Sport Ekspres/