Dedikim me fjalë zemre, Shmajkëll: President, i dhe shpresë gjithkujt!

Tragjedia e ndodhur me presidentin e Leister Sitit, Vichai Srivaddhanaprabha, i cili humbi jetën gjatë rrëzimit të helikopterit të tij, ka përlotur dhe trishtuar miliona tifozë të futbollit dhe jo vetëm. Kasper Shmajkëll mbron portën e Leisterit që nga viti 2011 dhe në sezonin 2015-2016, ai dhe shokët e tij befasuan botën e futbollit, duke fituar Premier Ligën.

Një sukses i paimagjinueshëm që i emocionoi të gjithë. Portieri danez ka shkruar një letër prekëse në rrjetet sociale, kushtuar presidentit dhe heroit të tij. 31-vjeçari nuk e beson dot ngjarjen e ndodhur, ndërsa dhimbja është akoma e madhe dhe e gjallë. Vlerësim, dashuri dhe krenari për Srivaddhanaprabha, i cili investoi te klubi i “dhelprave”, dhe realizoi ëndrrat e gardianit të portës.

Letra e plotë e Shmajkëll

Presidenti im i dashur

Nuk e besoj dot këtë që ndodhi. Jam totalisht i shkatërruar dhe zemërthyer. Thjeshtë nuk e besoj dot atë që ndodhi mbrëmjen e kaluar. Nuk më duket reale. Është e vështirë ta shprehësh me fjalë rëndësinë që kishe për ekipin e futbollit dhe qytetin e Leisterit. Të gjithë i dimë investimet që keni bërë në ekipin e futbollit bashkë me familjen tuaj. Por, ka dhe diçka më tepër. Ti u kujdese aq shumë jo vetëm për klubin, por dhe gjithë komunitetin. Kontributi yt i pafund për spitalet e Leisterit dhe bamirësitë e bëra nuk do të harrohen kurrë. Ti shkove mbi dhe përtej gjithçkaje në çdo aspekt. Kurrë nuk kam takuar një person si ti. Punëtor i madh, i dedikuar, pasionant, i këndshëm dhe ekstremisht bujar. Ti e gjeje kohën për çdokënd dhe largimi yt preku çdokënd. Nuk kishte rëndësi kush ishte, ti e gjeje kohën për të gjithë. Të kam admiruar gjithmonë si lider, si baba dhe si burrë. Ti e ndryshove futbollin. Përgjithmonë! I dhe shpresë gjithkujt që e pamundura është e mundur, jo vetëm fansave tonë, por të gjithë fansave të çdo sporti nëpër botë. Pak njerëz e kanë bërë këtë gjë. Kur nënshkruam bashkë në vitin 2011, më the se do të luanim në Champions Ligë brenda gjashtë vitesh dhe do të arrinim suksese të mëdha. Më frymëzove dhe unë të besova. Më bërë të ndihem sikur asgjë nuk është e pamundur. Pa ty dhe familjen tënde, e gjitha kjo, çdo gjë që bëmë dhe arritëm bashkë nuk do të ndodhte kurrë. Më bërë të përjetoj eksperienca, që ndodhin vetëm në fantazi. Më pak fjalë, mi bërë ëndrrat realitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *