Dede: Varemi nga klubet, ju tregoj takimin me Edi Rejën dhe planin e tij

Shqipëria U18 u përball dje me Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që sot ka dalë para mediave trajneri Nevil Dede. Tekniku kryeqytetas ka folur në  lidhje me këtë grupmoshë dhe problematikat që kanë. Dihet që grumbullimet nuk bëhen për ndeshje zyrtare dhe klubet nuk lejojnë shumë lojtarë. Mes të tjerave Dede foli edhe për takimin që kanë pasur me trajnerin e ri të kombëtares, italianin Edi Reja.

“Është hera e parë që krijohet ekipi U18. Është një moshë delikate, si numër lojtarësh janë shumë. Kemi marrë një pjesë kryesore. Ka edhe problematika, pasi nuk është se kjo moshë nuk rakordon me datat e UEFA dhe FIFA-s dhe në këtë situatë shumë klube nuk i lejojnë. Bëmë ftesa të shumta, sidomos në Itali dhe Gjermani, por nuk na i lejuan pasi klubet janë në aktivitet. Po mundohemi të marrim një informacion të saktë për këta lojtarë që kemi dhe më pas deri në fund të vitit të bëjmë një grup dhe kjo moshë të jetë solide dhe të furnizojë ekipet më lart. Kjo nuk do të thotë që nuk do të jenë tek U19. Tre deri në katër lojtarë duhet të jenë nën moshë”.

“Deri diku u bë një paraqitje e mirë. E thashë, duhet marrë informacion. Është hera e parë dhe është e vështirë të jesh direkt solid. Kemi elementë cilësorë, por duhet kohë të bëhet grupi. E kam thënë, te moshat është dilema nëse do përzgjedhim lojtarë për të furnizuar kombëtares. Duhet formuar edhe një grup që të kenë mundësinë të rriten edhe më shumë”.

“Sa i takon listës, kemi gati 50% me 50% kemi të huaj dhe të kampionatit tonë. Do bëjmë edhe një provë. Në maj shkojmë në një turne. Lojtarë pa minuta është vështirë t’i ftojmë, sado të mirë të jenë. Lojtarët që luajnë në Shqipëri janë titullarë në ekipet e tyre, mbajnë peshën në skuadra e tyre. Nuk do të thotë që gjithmonë marrim më të mirët. Ka edhe nga ata që nuk i lënë ekipet. Nga Shqipëria them se i marrim të gjithë. Numri është i limituar. Kemi marrë 25 lojtarë, 3 portierë. Duhet kohë t’i shohim të gjithë. Ndryshe është kur bën teste, ndryshe kur luan. Aty sheh aftësitë e tyre”.

“Të gjitha klubet ,mundohen të punojnë. Problemi janë terrenet. Sadi Federata mundohet, organizimi u takon klubeve dhe se si i rritin ata lojtarët. Varemi nga klubet, por shoh që furnizimi është i madh. Shpresoj të rritet cilësia dhe konkurrenca, që edhe ne ta kemi të vështirë kur përzgjedhim. Këto janë gjëra që nuk ndodhin për 2-3 vite, duhet më shumë kohë për të parë nëse projekti është në rregull. Ka raste lind i talentuar, por varet nga zhvillimi”.

“Që në momentin e prezantimi të nesërmen kërkoi një takim me ne trajnerët e moshave. Diskutimi ishte shumë pozitiv. Trajneri Reja mbi të gjitha ishte energjik dhe i shihte gjërat me pozitivitet. Donte të kishte informacion edhe për moshat U21 dhe U19. Do i ndjekë nga afër. Normal do jetë i fokusuar te puna e tij, por lojtarët e talentuar do i vëzhgojë. Informacionin e kishte shumë të madh, shpresoj të bëjë një punë të mirë. Fryma e bashkëpunimit do të jetë shumë herë më e lartë, jo se nuk ka qenë, por me ato që ai tha besoj se do jenë në vëzhgim shumë lojtarë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *