Dede: Nuk shohim më vetëm jashtë Shqipërisë, ju tregoj strategjinë e duhur!

Kombëtarja U-19 do të ketë dy teste miqësore javën e ardhshme, teksa do të luajnë ndaj përfaqësueses së Kosovës. Trajneri i kuqezinjve të vegjël, Nevil Dede, ka dalë në konferencë përpara mediave ku ka folur mbi ekipin si dhe strategjinë që po ndiqet.

EKIPI U-19 – “Deri diku kjo skuadër po formohet dhe ka marrë një fytyrë. Një nga qëllimet tona apo strategjia jonë është që ne të shohim sa më shumë lojtarë nga Shqipëria. E kam deklaruar që në daljen time të parë diçka të tillë. Arsyeja e parë dhe kryesore është që t’u japim një motiv dhe të tregojmë respekt e vëmendje. Po ashtu dhe t’u japim oksigjen klubeve shqiptare që të mendojnë dhe të fokusohen më mirë në rritjen apo proçesin e rritjes së tyre si për Kombëtaren dhe klubet. Të bëhen sa më shumë funksional.”

TË GRUMBULLUARIT – “Ne duhet të zgjedhim lojtarë sa më të mirë të jetë e mundur dhe me sa më shumë cilësi për të furnizuar ekipin e 21-vjecarëve dhe ekipin e parë. Ne i vëzhgojmë të gjithë lojtarët. FSHF ka strukturat e saj, ka skaut edhe në Europë dhe marrim informacion të saktë e të plotë. Kur këto lojtarë luajnë rregullisht ne u dërgojmë ftesa dhe më pas i shohim nga afër se si përshtaten me filozofinë dhe skuadrën e U19.”

LOJTARËT – “Na mungojnë 2-3 elementë, disa për arsye të shkollës, pasi jemi në sezon provimesh, apo kanë dhe play-out, jemi jashtë datave zyrtare. Bozhani ka një rast specifik, apo Muçi që është në aktivitet në klube. Bozhani mungon se ekipi i tij merr pjesë në play-out. Ne kemi parë një pjesë dhe është një proçes që pëson ndyshime. Niveli ndryshon, por nuk do të thotë se nuk i kemi nën vëzhgim. Ndeshjet i kemi në nëntor dhe duam të krijojmë grupin. Ata që janë të talentuar do mundohemi t’i mbështesim.”

STRATEGJIA – “Nuk janë lojtarë të ekipit Kombëtar, por kandidatë. Janë 30 apo 40 lojtarë. Disa elementë duhet të vëzhgohen. Duhet të shohim dhe 2001-at. Ne pretendojmë që përveç përzgjedhjes dhe bashkëpunimit me trajnerët, duhet të kemi bashkëpunim të mirë dhe të mendojmë e të punojmë nëjsoj, që të kemi një strategji të qartë. Siç U21 po furnizon Kombëtaren e parë, edhe skuadra e 21-vjeçarëve ka marrë nga ekipi U19.

GRUPI – “Me këta lojtarë që kemi po mundohemi që të zgjedhim më të mirët e mundshëm. Mund të ketë dhe të tjerë që nuk u kemi dhënë mundësinë për të ardhur dhe për t’u parë. Kemi një grup me 22 lojtarë dhe shumica janë nga kampionati shqiptar. Jam i kënaqur pasi edhe klubet po i përkrahin lojtarët e rinj. Nuk do të shohim më vetëm jashtë Shqipërisë për të plotësuar një pozicion dhe të hapim atë diskutimin që është shumë i gjerë me specifika të ndryshme që erdhi për ne, iku nga ne etj. Ne duam të kemi një bazë të shëndoshë. Është një proçes.”

KOSOVA – “Përballjet me Kosovën janë gjithnjë interesante. Kam parë edhe kombëtaren A kur kanë luajtur dhe kanë qenë ndeshje të luftuara. Nuk besoj se ka agresivitet, por agonizëm apo ego personale. Në 27 vite në Shqipëri të gjithë shqiptarët kanë pretenduar që të largohen për një jetë më të mirë, ndërsa Kombëtarja në këto 27 vite ka afruar lojtarë nga jashtë. Një nga gjërat më të mira në Shqipëri është Kombëtarja. Shpresoj që edhe shumë shqiptarë të Kosovës t’i bëjmë të vijnë te ne.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *