Dede: Lojtarët e Tiranës kanë frikë nga humbja, goli i dytë ishte dorëzim

0

Ish-futbollisti i Tiranës, Nevil Dede, ka analizuar situatën te Tirana pas ndeshjes së humbur me Kukësin. Në emisionin “Zona Gol” në “Supersport”, Dede shprehu mendimin se lojtarët e skuadrës kryeqytetase kanë shfaqur shumë luhatje gjatë këtij sezoni dhe këtë e lidh me një faktor psikologjik.

“Te Tirana, të paktën pjesa e lojtarëve kanë frikë humbjen. Frika që humbin një ndeshje i mund. Duhet të heqin frikën nga humbja dhe të rikthejnë besimin te fitorja. Unë nuk besoj që  Tirana ke besim, pasi fakti që shpërdorojnë aq shumë tregon se kanë frikë nga humbja”.

“Nuk më duket korrekte të thuhet se Tirana  po humb vetëm prej episodeve. Skuadra shfaq luhatje të mëdha psikologjike. Pragmatizmi mungon, kam frikë se dhe cilësitë nuk janë shumë të mëdha”.

“Gjatë 2019-ës katër skuadra po bëjnë mirë: Kastrioti, Luftëtari, Flamurtari dhe Partizani që po del kampion. Këto skuadra kanë stabilitet në formacion. Të gjithë pjesa tjetër kanë luhatje të mëdha në stabilitetin e formacionet, kanë ndryshime vendosjesh dhe emrash”.

“Në një skuadër nëse nuk hierarki fillojnë problematikat. Goli i dytë ishte dorëzim. Trajneri Mema po përpiqet të bëjë një lojë ku mban zotërimin e topit, por në fund duhen rezultatet”, përfundoi Dede.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.