Dede grumbullon Shqipërinë U-19 për femra, në qershor turne në Malin e Zi

0

Nevil Dede ka nisur sot një grumbullim stërvitor me kombëtaren U-19 të femrave. Trajneri i 19-vjeçareve kuqezi ka dalë sot në konferencë për shtyp, ku ka prezantuar listën e futbollisteve të grumbulluara, ndërkohë që ka njoftuar se këto ditë do të zhvillohen edhe dy ndeshje miqësore, kundër Vllaznisë dhe Kinostudios.

Ky është një tjetër raund përgatitor për ekipin kombëtar të femrave U-19 dhe trajneri do të shohë edhe rendimentin e lojtareve që vijnë për herë të parë në këtë ekip dhe që janë të përfshira në listë.

Ndërkaq, Dede zyrtarizoi edhe pjesëmarrjen në një turne në dhjetëditëshin e fundit të qershorit në Malin e Zi, ku do të përballemi me Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën dhe Kroacinë.

No automatic alt text available.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here