Debuton te Malaga, Armando Sadiku shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes

0

Armando Sadiku ka debutuar me ekipin e Malagas, pas transferimit të kryer në ditët e fundit. Megjithatë skuadra e sulmuesit shqiptar humbi me rezultatin 0-1 ndaj Almerias.

Por pavarësisht kësaj, sulmuesi i Kombëtares është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes nga ana e “Eldesmarque”. Sadiku ka marrë pjesë në gjithë ndeshjen dhe ka bërë kilometra të shumta në fushë, megjithëse nuk e tundi rrjetën. Kjo ishte edhe arsyeja që e bindi trajnerin Victor për ta mbajtur për 90 minuta në fushë. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.