Debuton Eni Imami dhe fitore me 5 gola, Skënderbeu i shfryn nervat te Besëlidhja

Në “Tropikal Resort” është zhvilluar përballja mes Skënderbeut dhe Besëlidhjes. Një miqësore kjo për korçarët që vinte pas një rezultati dëshpërues ndaj Egnatias në shifrat 0-1. Këtë herë nuk ka vend për gabime, megjithëse këto takime nuk vlejnë me pikë.

Korçarët kanë fituar me rezultatin 5-2, ndërsa serinë e golave e hapi që në minutën e parë Mara. I menjëhershëm do të ishte goli i Besëlidhjes me Gjorgjeviç vetëm 2 minuta më vonë, por Krasniqi solli avantazhin sërish në minutën e 32. Autogoli i Pollozhanit do të risillte ekuilibrat në lojë, ndërsa sërish një tjetër realizim i Krasniqit që u ndoq nga golat e Gripshit dhe Bregut, vulosën rezultatin në 5-2. Në këtë takim ka debutuar te Skënderbeu edhe Eni Imami, megjithëse ishte një takim jo zyrtar. /Sport Ekspres/

Skënderbeu-Besëlidhja 5-2 Mara 1’, Krasniqi 32’, 40? , Gripshi 55?, Bregu 58’/ Gjorgjeviç 3’, Pollozhani (autogol) 35′