Debutoi me Shqipërinë ndaj Moldavisë, Selahin e shpallin mesfushorin më të mirë në “Eredivisie”

Lindon Selahi ishte mesfushori që arriti të debutonte me Shqipërinë në ndeshjen e fundit ndaj Moldavisë. Megjithëse pak minuta, por është talent i prespektivës. Në ndeshjen e shkuar ka arritur të shënojë edhe golin e parë në elitën e futbollit në Holandë për Tëente.

Atje kishte luajtur gjithmonë si titullar, megjithëse i mungonte gjetja e rrjetës. Së fundmi një vlerësim i madh vjen nga mediat në Holandë. Lindon Selahi shpallet si mesfushori më i mirë në “Eredivisie” dhe kjo nuk është pak.

Renditja është bërë në bazë të ndërhyrjeve dhe luftës së fortë që bëhet nga mesfushorat në fushë. Atje janë bërë 38 ndërhyrje të tilla nga Selahi dhe 23 prej tyre kanë rezultuar të sakta, me 61% që është njëkohësisht më e larta se të gjitha lojtarët e tjerë. /Sport Ekspres/