Debutimi po vonon, Binaku shuan heshtjen dhe tregon problemin

0

Egzon Binaku u transferua një muaj më parë te skuadra e Norkoping. Minutat për shqiptarin te Malmo ishin të pakta dhe kalimi në një ekip të një stature më të vogël u gjykua si vendimi i duhur nga vetë lojtari dhe klubi.

Mirëpo 23-vjeçari ende nuk ka debutuar me ekipin e ri pas tri ndeshjes në stol. Në një intervistë për mediet suedeze, mbrojtësi i krahut të majtë ka shkak për këtë ka qenë forma e dobët dhe se për momentin është aktivizuar në dy ndeshje të ekipti rezervë.

“Po mundohem të rikthehem në formën e duhur fizike si dhe të njoh më mirë sistemin e lojës. Kam vetëm një muaj që kam ardhur këtu. Trajneri dhe stafi nuk duan të më vënë në stres. Kur të jem gati do të vijë momenti im. Tani ndihem mirë.”, përfundoi Binaku.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.