Debutimi në Seria A, rrëfimi i Çanit: Trajneri më goditi nga të pasmet dhe zëvendësova Cavanin, me Gatuzon jetova përrallën

Edgar Çani ka një karrierë vërtet shumë të çuditshme nga të gjithë lojtarët shqiptarë. Nëse për të tjerët shkallët janë në ngjitje dhe e kanë të vështirë që të gjejnë kulmin, sulmuesi në fjalë ishte 19-vjeç kur debutoi në Serinë A. Në një intervistë për mediat italiane, ka rrëfyer gjithë karrierën e tij për ta nisur që nga torturat e largimit nga Shqipëria, tek zëvendësimi i Cavanit dhe në fund përallën e përjetuar me një trajner në krye si Gatuzo.

“Për ne ishte rrugëtimi i lirisë, unë isha 11 muajsh, kështu që nuk mbaj mend asgjë përveçse përmes tregimeve të prindërve të mi. Kemi kaluar 10 ditë brenda ambasadës, rreth një mijë njerëz në një hapësirë të mbyllur, kemi fjetur të gjithë aty dhe kemi ngrënë një herë në ditë. Ne u transferuam në Città della Pieve, afër Perugia, ku nëna ime filloi të punojë si eksperte mekanike dhe unë fillova të luaj futboll kur isha 5 vjeç. Unë fillova nga Crotona, Pescara më vuri re, por nuk isha në gjendje të regjistrohesha menjëherë, duke qenë jo-Europian me pasaportë. Kam luajtur një vit me Primavera të Pescara dhe bëra debutimin tim në ekipin e parë sezonin vijues në Serie C.

Një ëndërr u bë e vërtetë për mua ishte Palermo. Unë isha 19 vjeç, dhe para meje kisha Amauri në krye të karrierës së tij dhe një Cavani në nisje, e më pas Miccoli dhe Jankovic. Ende e mbaj mend debutimin tim në Serinë A, ishte 27 prilli 2008, Palermo-Atalanta. Në 20 minuta nga fundi, trajneri Colantuono më dha një grusht në të pasmet e mia për të më ngarkuar emocionalisht dhe më bëri të hyja në vend të Cavanit. Mendimi im i parë? Prindërit. Ishte një shpërblim për ta.

Në atë moment unë kisha nevojë për një projekt që do të më lejonte të gjej vazhdimësinë dhe kështu që vendosa të kthehem në Serinë C, në Pisa. Ishte zgjedhja e duhur. Me Gattuso kam jetuar një përrallë, një njeri me vlera të mëdha, të cilin do ta falënderoj gjithmonë”, tha Çani. /Sport Ekspres/