Debutimi me humbje i Abazajt, Seferi feston në Zvicër

Kristal Abazaj u largua në verë drejt Anderlehtit, por i është dashur që të presë për një kohë shumë të gjatë për të zbritur në fushë me ekipin e parë. Anësori ka zbritur në fushë sot për të parën herë ndaj Cercle Bryzh.

Nis me humbje aventura e tropojanit në kampionatin belg, pasi ekipi i tij u mund me rezultatin 2-1. Abazaj zbriti në fushë në minutën e 69-të, por pa mundur që ta ndihmojë skuadrën e tij që të evitojë humbjen.

Gëzon Taulant Seferi në Zvicër, me Vinterturin e tij, duke fituar në transfertë me rezultatin 3-1. Lojtari kuqezi luajti për 86 minuta, por vetëm 3 minuta para se të linte fushën e lojës është ndëshkuar me karton të verdhë. Ekipi i tij mban vendin e dytë dhe shpreson që ta ruajë këtë pozicion deri në fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *