Debutimi i Sanços i veçantë, Sterling: Gjithmonë e kam ditur se është talent

Xhejdon Sanço u bë i pari lojtari i parë që debutoi me Kombëtaren e Anglisë i linur në shekullin e 21-të. Sulmuesi 18-vjeçar u aktivizua në vendin e Sterling 12 minuta para fundit të ndeshjes me Kroacinë, por pa mundur që të lërë gjurmë në takimin e tij të parë me fanellën e  “Tre Luanëve”.

Rahim Stërling ka folur për mediat, ku nuk kishte si të mos komentonte pikërisht për 18-vjeçarin i cili luan tek Dortmund. Lojtari i Sitit ka treguar se Sançon e ka ndjekur që kur ai bashkohet me skuadrën e parë të “qytetarëve?” kur ishte më i vogël dhe stërvitej me ta. Po ashtu 23-vjeçari thekson se vendimi për të shkuar në Gjermani ka qenë ai i duhuri për “njeriun asist”.

“Sanço është një talent që premton shumë për të ardhmen. Këtë mendim kam pasur për të që kur e kam parë në një grumbullim kur ishte me ne tek Mançester Siti. Di të luajë mjaft mirë me topin. Është një futbollist modest që në fushë dëshiron të shprehë aftësitë e tij gjatë gjithë kohës. Edhe pse është i ri kam përshtypjen se ka bërë zgjedhjen e duhur duke provuar një eksperiencë jashtë vendit, pasi kjo e ndihmon që të rritet. Ai nuk preferoi që të qëndronte këtu dhe të mos bënte progres para. Gjermania është vendi i duhur për të”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *