Debutimi i Ronaldos në Serinë A, çmenduri me biletat

Serie A nis të shtunën dhe Juventusi përballjen e parë e zhvillon kundër Kievos në transferta. takimi që luhet prej orës 18:00 në stadiumin “Bentegodi” ka ngjallur interesim të lartë te tifozët, që kanë vërshuar për të blerë biletat e këtij takimi.

Sigurisht transferimi i Kristano Ronaldos ka zgjuar edhe më shumë interesimin e tifozëve. Çmimi i biletave nuk diskutohet që ka pësuar rritje, ndërkohë që në Itali shumica janë tifozëve të Juventusit dhe tanimë kanë një arsye më shumë për ta ndjekur.

Por jo vetëm ata, pasi edhe kundërshtarët do duan të shohin në fushën e blertë portugezin,  i cili ka fituar pesë herë “Topin e Artë”. Sipas “Gazetta dello Sport”, biletat e ndeshjes Kievo-Juventus kanë dalë në shitje dhe brenda 10 minutave sistemi është bllokuar.

Në fund të ditës numri i biletave të shitura ka arritur në 12814. Kapaciteti i stadiumit të Kievos shkon në 39371 ulëse dhe shumë shpejt pritet që të shiten të gjitha biletat. Deri ditën e ndeshjes kanë mbetur 16 ditë, ndërkohë që ata që duan bileta duhet të nxitojnë, pasi zor të mbetet ndonjë pa shitur pas kësaj fundjave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *