Debutimi i Boateng nuk shkon dhe aq mirë, shkak bëhen… hajdutët

Barcelona luajti një natë më parë ndaj Vajadolid, ku fitoi me shifrat minimale 1-0 ndeshjen e luajtur në “Camp Nou”. Blerja e janarit, Kevin Princ Boateng, e nisi sfidën si titullar, duke bërë debutimin e tij në La Liga. Ganezi zhvilloi një ndeshje të mirë, ku luajti për 60 minuta.

Gjithsesi, lumturia e 31-vjeçarit për debutimin nuk është se zgjati shumë, pasi në momentin që ka mbërritur në shtëpinë e tij, Boateng ka zbuluar se është vjedhur. Hajdutët, kanë përfituar nga mosprania e tij në shtëpi, pasi ndodhej në fushë dhe kanë marrë bizhuteritë dhe paratë që kanë gjetur.

Thuhet që bizhuteritë e vjedhura kapin vlerën e 300 mijë eurove. Tashmë çështja ka kaluar në dorë të autoriteteve. Kujtojmë, pak muaj më parë, e njëjta gjë i ndodhi dhe lojtarit tjetër të Barçës, Zhordi Albës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *