Debutimi dhe presioni mbi supe, Valdet Rama shpjegon gjithçka

Sulmuesi i ardhur me bujë te Kukësi, Valdet Rama debutoi sot me skuadrën e verilindorëve në ndeshjen e Kupës përballë Apolonisë. Pas sfidës, ish-sulmuesi i kombëtares foli për gazetarët e pranishëm në stadium, ku u shpreh:

DEBUTIMI – “Ishte kënaqësi që e fituam këtë ndeshje, duke parë që edhe e kemi humbur ndeshjen e parë 2-1. Ia dolëm si ekip dhe unë jam i kënaqur që isha pjesë e skuadrës në fushën e lojës, pasi kisha disa kohë pa luajtur.” 

VËSHTIRËSI – “Normalisht, ishte ndeshja e parë dhe unë vetëm 2 stërvitje kam me ekipin. Pak e nga pak, do i mësoj të gjitha gjërat se si luan ekipi. Mendoj se do të arrij shumë shpejt në nivelet më të mëdha. Kam punuar dhe në Gjermani dhe gjithmonë kam qenë në formë të mirë fizike.”

KUKËSI – “Skuadra më pëlqen që ka dëshirë vetëm të fitojë. Kjo gjë më pëlqen te Kukësi. Ne do të mundohemi të bëjmë detyrat që kemi dhe të arrijmë objektivat.

PRESIONI – “Unë do të mundohem çdo ndeshje të jap maksimumin dhe të fitojmë. Ashtu duhet të jemi e gjithë skuadra dhe të japim maksimumin, pastaj të shikojmë çfarë do të bëhet”,- u shpreh Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *