Debutim me fitore, Panuçi bëhet trajneri i katërt kuqezi!

Aventura e italianit ka nisur si bashkëkombësi i tij, De Biazi, që mundi Qipron por në “Qemal Stafa”. Edhe Brigel e Ilia Shuke e kishin nisur kështu

Ilia Shuke, Hans Peter Brigel Xhani De Biazi! Vetëm këta tre burra nga 20 trajnerët e kombëtares së Shqipërisë, e kishin nisur aventurën në stolin kuqezi me fitore. Pas fitores së mbrëmje ndaj Lihtenshtejnit, Kristian Panuçi. Me këtë sukses ai arrin Ilia Shuken që në 1974-ën e largët mundi 1-0 Finlandën në Shqipëri. Për të mos harruar fitoren 3-1 të Hans Peter Brigelit në 2003-in, që gjunjëzoi Rusinë në Shkodër në premierën e tij e duke mos lënë pas dhe Xhani De Biazi që mundi po 3-1 Qipron në “Qemal Stafa” me një ndeshje ku ankthi kaploi të gjithë stadiumin, derisa Erion Bogdani kaloi ekipin tonë në avantazh. Në “erën” Duka, vetëm një trajner i huaj e ka nisur me humbje dhe e mbylli po me humbje. Josip Kuzhe. Kroati u mund në premierë ndaj Portugalisë 1-2. Ari Han në debutim barazoi me Suedinë e Ibraimoviçit, Oto Bariç dhe Shqipëria e tij barazuan 2-2 me Bjellorusinë, ndërsa Xhuzepe Dosena e nisi 1-1 në “Qemal Stafa” me Zvicrën dhe nuk u kthye më në Shqipëri për të drejtuar kuqezinjtë.

 

Nr    Trajneri    Ndeshja   Rez. Evenimenti

1 Ljubisha Broçiç Shqipëri-Jugosllavi 2-3      KAMPIONATI BALLKANIK

2 Adem Karapici  Shqipëri-Rumani  0-4          KAMPIONATI BALLKANIK

3 Zyber Konçi Holandë-Shqipëri   2-0          EL.BOTETORI 1966

4 Loro Boriçi Gjermani-Shqipëri     6-0          EL.EURO 1968

5 Myslim Alla   Shqipëri-Rumani    1-4          EL.BOTERORI 1974

6 Ilia Shuke  Shqipëri-Finlandë      1-0          EL.BOTERORI 1974

7 Shyqyri Rreli  Austri-Shqipëri      5-0          EL.EURO 1984

8  Agron Sulaj  Austri-Shqipëri     3-0          EL.EURO 1988

9 Shyqyri Rreli Poloni-Shqipëri     1-0          EL.BOTERORI 1990

10  Bejkush Birçe  Islandë-Shqipëri 1-0          EL.EURO 1992

11 Neptun Bajko Shqipëri-Portugali 0-3          EL.BOTERORI 1998

12 Astrit Hafizi Shqipëri-Ukrainë    0-1          EL.BOTERORI 1998

13 Medin Zhega Finlandë-Shqipëri 2-1          EL.BOTERORI 2002

14  Sulejman Demollari Shqipëri-Finlandë         0-2     EL.BOTERORI 2002

15  Xhuzepe Dosena Shqipëri-Zvicër 1-1         EL.EURO 2004

16 Hans Peter Brigel Shqipëri-Rusi  3-1        EL.EURO 2004

17 Oto Bariç Bjellorusi-Shqipëri  2-2         EL.EURO 2008

18  Ari Han Shqipëri-Suedi    0-0          EL.BOTERORI 2010

19  Josip Kuzhe  Shqipëri-Portugali 1-2        EL.BOTERORI 2010

20  Xhani De Biazi  Shqipëri-Qipro   3-1          EL.BOTERORI 2014

21 Kristian Panuçi  Shqipëri-Lihtenshtejn 2-0   EL.BOTERORI 2018

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *