Debutim ëndrrash, Ekuban e nis me gol në Angli

Ishte ylli i Partizanit në sezonin e shkuar, ndërsa tani ka nisur një aventurë të re në Angli. Kaleb Ekuban e ka nisur shkëlqyeshëm aventurën me Lids Junajtid. Sulmuesi ganez ka arritur që të shënojë golin e parë me fanellën e anglezëve, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Ligës ndaj Port Vejlit. Skuadra e tij arriti që të triumfonte me rezultatin 4-1. Ish-sulmuesi i demave vulosi rezultatin përfundimtar duke shënuar golin e katërt të takimit dhe së bashku me skuadrën e tij avancoi në turin tjetër. Protagonist në golin e ganezit ishte dhe sulmuesit shqiptar nga Maqedonia, Ezgjan Alioski, i cili dha pasimin e fundit. Javën e shkuar në debutim Ekuban qëndroi në stol, por sot trajneri Kristiansen hodhi në fushë 9 lojtarë që nuk ishin titullarë të shtunën. Ekuban mori pjesë edhe te goli i tretë i ndeshjes, para se të shënonte vetë, ndërsa Alioski, i futur në minutën e 57-të, konfirmoi se është blerje klasi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *