Dëbora “armike” me skuadrën, trajneri “ngujon” Pogradecin në… rërë!

0

Në këto tre javët e para të muajit janar, nëse skuadrat e tjera të Kategorisë së parë kanë lëvizur me merkato dhe me ndeshje miqësore, te skuadra e Pogradecit të dy këto elementë kanë qenë “mollë e ndalume”. Skuadra liqenore ka zhvilluar vetëm përgatitje, dhe këto në kushte të vështira të motit duke pastruar vetëm një pjesë të fushës, por edhe në breg të liqenit. Edhe në këto kushte, tekniku Fetollari e quan të gatshme skuadrën për sfidën e javës së 15-të me Apoloninë.

Për SoprtEkspres.com, Festim Fetollari e pranoi situatën në skuadërn e Pogradecit, por gjithsesi, ai e quan të gatshme për sfidën e javës së 15-të në Fier. “Kushtet e infrastrukturës në Pogradec nuk kanë mundur të sfidojnë motin me reshje bore. Na ka izoluar fushën në stadium dhe ambientet e tjera stërvitore dhe ne kemi zhvilluar stërvitje në një pjesë të stadiumit, por edhe në rërën e liqenit. Për miqësore nuk bëhet fjalë, edhe pse tentuam me Sopotin, por në Librazhd bora nuk lejonte zhvillimin e ndeshjes”.

Në 14 javët e luajtura në kampionatin e Kategorisë së Parë, Pogradeci u rendit në vendin e katërt të Grupit B me 22 pikë, duke qenë kështu në pesë skuadrat e para që në fazën e tretë luftojnë për një vend në Kategorinë Superiore.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.