Debati te Interi gjatë ndeshjes së fundit, Lukaku për Brozoviç: Jepni një top siç duhet!

Interi e nisi në mënyrën më të keqe të mundshme aventurën e re në “Champions League”, duke barazuar me rezultatin 1-1 ndaj Slavias së Pragës. Një barazim me vlerën e një humbje për zikaltrit, pasi në grup kanë edhe Dortmundin dhe Barcelonën.

Gjatë ndeshjes së fundi ka pasur edhe një debat në fushë, sipas asaj që raportojnë mediat italiane. Më saktësisht bëhet fjalë për Brozoviç dhe Lukakun, me këtë të fundit që nuk u shërbye mirë gjatë gjithë ndeshjes, madje duke ngritur edhe zërin: “Më jepni një top siç duhet”.

Por për të ulur disi gjakrat ka menduar edhe mbrojtësi Skriniar, që në një intervistë për “Sportmediaset” ka thënë se mediat nuk mund të shkruajnë në lidhje me këto gjëra, përsa kohë nuk janë të pranishme në dhomat e zhveshjes. /Sport Ekspres/