Debati i plotë mes Kaçajt dhe Bushit, ul edhe figurën e Mavrajt: Shqipëria zëre se fitoi me “Milotin”!

Në emisionin që po zhvillohet në “Pressing”, ka pasur edhe një debat mes trajnerit Alban Bushi dhe ish-futbollistit të Kombëtares, Salvador Kaçaj. Ky i fundit ka pasur kritika për të gjithë, madje duke mos e quajtur trajner Rejën për shkak të moshës si kriter të parë.

Gjithashtu duke theksuar se është i njëjti ekip me De Biazin, megjithëse nëse shohim ekipin, nuk rezulton kështu. Kritika të mëdha ka pasur edhe për Mërgim Mavrajn, ndërsa fitoren me Moldavinë e ka quajtur si fitore ndaj Milotit.

Debati i plotë

Salvador Kaçaj: “E merrni Mavrajn pa ekip dhe e sillni në Kombëtare”.

Alban Bushi: “Jo, Mavraj ka pasur ekip”.

Salvador Kaçaj: “Po është me ekip, po andej nga Kategoria e tretë apo e katërt gjermane”.

Alban Bushi: “Jo nuk është e vërtetë. Ai ka qenë në Superligën e Greqisë deri para pak kohësh. Mosha mund të bëj të vetën”.

Salvador Kaçaj: “Nuk pres të jesh kundër ti se je te Kombëtarja. Shqipëria festoi kur fitoi me Moldavinë, që zëre se fitoi me Milotin”.

Alban Bushi: “Po tani ne nuk jemi Franca dhe Gjermania që të flasim kështu”.