Debati/ Djalin ia la Irlandës, Gjuzi ia thotë hapur Vatës: Inati për president, mbajmë Europën me gen shqiptar

Një debat i madh ka plasur prej disa kohësh në mediat shqiptare sa i përket djalit të Rudi Vatës, Roko Vata. Figura legjendare e Kombëtares ka zgjedhur që djalin e tij ta lërë te Irlanda, duke mos u afruar te Shqipëria, megjithëse e justifikon me mungesën e ftesës.

Gjithashtu momente të nxehta debati ka qenë edhe te “Procesi Sportiv”, ku është diskutuar ky problem mes Kujtim Gjuzit dhe vetë Rudi Vatës. /Sport Ekspres/

Debati i plotë

Rudi Vata: “Është bërë një zhurmë e madhe. Nuk kam bërë intervistë me asnjë media shqiptare, vetëm me “The Sun” që ishte interesuar sesi Roko shkoi te Irlanda. Babai nuk është pyetur nga askush veçse nga Irlanda. Në këtë moment Roko është vetëm një fëmijë, nuk përflitet për Kombëtaren A. Ne do të shohim edhe zhvillimin e djalit tonë.

Kujtim Gjuzi: “A do na e sjellësh djalin në Tiranë? E ke detyrim. Ke qenë kapiteni i Shqipërisë, ke qenë kandidat për president të FSHF-së. Duhet të na e sjellësh djalin në Tiranë, ne kemi nevojë për të”.

Rudi Vata: “Nuk jam kontaktuar nga Shqipëria për djalin. Nuk duhen të ndiheni të ofenduar për këtë zgjedhje. Megjithëse unë kam 29 vite që jam larguar nga aty”.

Kujtim Gjuzi: “Jo, jo. Ne kemi 2500 vite që i japim botës genin shqiptar. Ata janë ne. Por mund të ketë ndikuar edhe inati që nuk u shpallet president i FSHF-së? Se ti inatçi ke qenë edhe si futbollist”.