Debat i ashpër mes Murinjos e Pogbas, e zbulon një “spiun”

Mançester Junajtid po kalon një ecuri shumë të dobët në kampionatin  anglez. “Djajtë e kuq” nuk shkuan më shumë se një barazim me shifra 2 – 2 në transfertën kundër Sauthemptonit. Objektivi titull u harrua thuajse dy muaj më parë, ndërsa tani edhe kualifikimi për në Champions-in e vitit të ardhshëm po duket gjithashtu një “mision i pamundur”.

Në këtë situate të zymtë, nuk ka se si të mos krijohen polemika ndërmjet Murinjos dhe lojtarëve. Sipas së përditshmes britanike “Daily Record”, në përfundim të ndeshjes së kaluar, tekniku portugez ka debatuar ashpër me mesfushorin Pol Pogba. Media britanike thekson se lajmin e ka siguruar nga një burim brenda skuadrës së Junajtid.

Ti nuk ke dëshirë të luash. S’po respekton shokët e skuadrës dhe tifozët. Po dëmton të gjithë skuadrën me sjelljen tënde”, ishin disa nga fjalitë që Murinjo i tha mesfushorit francez. Çka e bën të besueshëm lajmin e mësipërm është dhe fakti që Murinjo ose klubi i Mançester Junajtid nuk lëshuar asnjë komunikatë për shtyp për të përgenjështruar lajmin e “Daily Record”, siç ka ndodhur me qindra herë në të shkuarën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *