De Vrij: Si e nisa futbollin? Pashë një top dhe ia nisa, rrija para derës së Dudek dhe Smolarek

De Vrij është një pjesë e rëndësishme e Interit, ndërsa u afrua te zikaltrit nga Lacio. I pakalueshëm në duele dhe një mbrojtës që po jep kontribut të madh me këtë fanellë. Ndërkohë në një intervistë për mediat italiane, ka prekur pak temën e hapave të para.

Kështu lojtari holandez tregon për autografe kur ka marrë që fëmijë, ndërsa në lagje kishte dy lojtarë të njohur si Dudek dhe Smolarek.

“Si nisa të luaj futboll? Shumë e natyrshme ishte në fakt. Pashë një top dhe nisa t’ia filloj. Nëse kam kërkuar ndonjëherë autografe? Sigurisht, gjithnjë. Kam pasur dy lojtarë që jetonin afër meje në të njëjtën lagje, Dudek dhe Smolarek. Rrija gjithmonë para derës së tyre, çdo javë”, ka thënë De Vrij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *