De Vrij lë Lacion në verë, Interi e merr falas

Stefan De Vrij pritet të jetë goditja e Interit në merkato për repartin e mbrojtjes. Mbrojtësi holandez nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën me Lacion, pasi dëshiron të transferohet në verë me parametër zero tek zikaltrit, të cilët por bëjnë gjithçka për ta mbyllur sa më shpejt këtë marrëveshje për të mposhtur konkurrencën e klube më të mëdha europiane si Atletiko Madridin, Barcelonën dhe Mançester Junajtid. Futbollisti do të përfitojë 3.5 milionë euro në sezon, plus bonuset për 5 vitet e ardhshme. Auzilio dhe Sabatini po përcaktojnë detajet e fundit dhe presin përgjigjen pozitive përfundimtare nga Suning, që marrëveshja të quhet e mbyllur. Kalimin e lojtarit që në janar nën urdhrat e Spaletit e pengon vetëm “fairplay” financiar. Një goditje shumë e rëndësishme kjo për Interin, pasi do t’i shtojë organikës së element që vlerësohet 25 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *