De Vrij: Kam firmosur për Interin, por dhashë gjithçka në finale

Interi e mundi Lacion në finalen e sezonit për një vend në Champions League dhe u fol shumë për faktin se Stefan De Vrij luajti kundër klubit të tij të ardhshëm, duke shkaktuar edhe penallti.

Megjithatë, mbrojtësi mundohet të lërë pas atë mbrëmje të pafat dhe tashmë që është i grumbulluar me kombëtaren holandeze mundohet të shohë përpara: “Ata që më njohin e dinë që dhashë gjithçka edhe në atë ndeshje. Nuk e di a më besojnë në Itali, por për një javë fika gjithçka dhe tani jam përqendruar vetëm tek Holanda”.

E ardhmja është Interi: “Kam firmosur për 5 vite. Besoj se mund të vijoj të përmirësohem tek Interi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *