De Vrij: Ikardi, i pamarkueshëm! De Ligt? Fenomen, ja pse më befason!

0

Stefan De Vrij ishte një nga goditjet më të mëdha të Interit në merkaton e verës. Zikaltrit siguruan shërbimet e mbrojtësit holandez pa harxhuar asgjë, pasi kontrata e tij me Lacion përfundoi në fund të sezonit të kaluar.

26-vjeçari ka zhvilluar një fazë të parë shumë të mirë, ndërsa i rikthehet dhe një herë momentit kur vendosi të vazhdonte karrierën në Milano. Në një prononcim për “DAZN”, De Vrij rrëfen bisedën e bërë me Luçiano Spaletin dhe i rikthehet dënimit të fushës si pasojë e koreve racistë të tifozëve zikaltër kundrejt Kulibalisë së Napolit.

Në fund një koment për Mauro Ikardin dhe Matijs De Ligt. Të parin e ka kapiten tek Interi dhe e vlerëson shumë, ndërsa me të dytin luan te kombëtarja e Holandës. Mbrojtësi i Ajaksit është vetëm 19-vjeç, kërkohet nga gjysma e Europës dhe De Vrij tregon se çfarë e befason më shumë nga talenti i mbrojtjes tulipane.

VENDIMI – “Mbaj mend telefonatën e Spaletit, jo shumë kohë para momentit kur mora vendimin për të ardhur këtu. Trajneri më tha se do të ishte bukur të zgjidhja Interin për rritjen time si lojtar, por dhe rritjen e klubit zikaltër. Natyrisht që ai nuk ishte shkaku i vetëm për zgjedhjen që bëra. Gjithmonë mund të përmirësohesh, i shikoj gjithmonë ndeshet e ekipit vetëm, por dhe me shokët e mbrojtjes, pasi detajet bëjnë diferencën.”

DËNIMI – “Kur arbitri fishkëllen përqendrohem vetëm te ndeshja dhe izolohem, por normal që është më bukur të luash me tifozë. Gjatë ndeshjes nuk i vura re thirrjet raciste kundër Kulibalisë. Kur mori të kuqen e mendova njëherë, por nuk isha i sigurt. Më pas në fund të ndeshjes e  pashë që kisha të drejtë.”

Matijs De Ligt

IKARDI-DE LIGT – “Brenda zonës është vrasës dhe është e vështirë ta markosh. Mauro po stërvitet mirë, është i përqendruar dhe nuk shoh ndonjë ndryshim tek ai këtë periudhë. De Ligt? Ai është një futbollist mbresëlënës për moshën që ka. Është shumë i fortë, natyra i ka dhuruar një fizik të frikshëm, por ajo që më befason më shumë është mentaliteti i tij. Kërkon gjithmonë që të përmirësohet dhe dëshiron që të punojë për t’u rritur. I kam thënë që nëse ka nevojë për këshilla duhet të më telefonojë. Gjendem shumë mirë me Matijs dhe jashtë fushave.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.