De Shiljo: Do shpërblej besimin e Alegrit!

Mbrojtësi i bardhezinjve: Ndodhem në një nga klubet më të mira në Evropë, do fitoj vendin e titullarit

“Këtë vit kampionati do të jetë më i vështirë se herët e tjera, sepse rivalët janë përforcuar.Të shtunën, me Kievon do të duhet të hyjmë në fushë me mentalitetin e duhur për të çuar në shtupi 3 pikët, më pas mund të mendojmë për Barcelonën”. Matia De Shiljo paralajmëron Juven për një përqasje të duhur ndaj 11-shes së Maranit në ndeshjen e së shtunës. “Sepse Kievo është një skuadër shumë e organizuar”, ka shtuar ai.

TOP KLUB – Ish-mbrojtësi i Milanit duhet të rishpërblejë besimin e Alegrit, që e zbuloi dhe e aktivizoi te kuqezinjtë dhe që e deshi me çdo kusht edhe në Torino. “Për mua fakti që kam rigjetur Alegrin është i rëndësishëm. Te Milani ai më dha shumë besim, pavarësisht moshës sime të re. Roli im? Kam nisur të luaj mbrojtës krahu te para të rinjtë, por më pas,  kur kalova te të rinjtë kam luajtur edhe mesfushor krahu”. Karakteristika këto që i kanë lejuar atij të përfundojë te Juventusi, klub të cilin ai e quan “një top skuadër në Itali dhe në Evropë, një skuadër në të cilën duhet të jap maksimumin, në çdo stërvitje, për të fituar vendin e titullarit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *