De Shiljo, çelësi i merkatos së Milanit

0

Në një analizë të vetën në lidhje me gjendjen e merkatos së Milanit, kanali i klubit “Milan Channel” ka vënë në dukje faktin se çelësi i merkatos së kuqezinjve deri në fund të janarit është mbrojtësi Matia de Shiljo dhe gjendja e tij fizike. Lojtari është dëmtuar në ndeshjen kundër Sasuolos e vlefshme për kupën e Italisë dhe kjo ka alarmuar kuqezinjtë të cilët në rast se lojtari do të mungojë për një kohë të gjatë do të duhet të gjenjë patjetër zëvendësuesin e tij. për medfushën emri më i lakuar është ai i spanjollit të Liverpulit, Suso, ndërsa në sulm ende nuk ka ndonjë lëvizje konkrete pavarësisht emrave të shumtë në qarkullim.
Mbrojtja – Në këtë repart gjithçka varet nga De Shiljo dhe dëmtimi i tij. Nuk është dukur diçka e lehtë, por në Milano po presin analizat e detajuara për të parë se për çfarë bëhet fjalë. Sipas “Milan Channel” Milani ka niur të bëjë disa lëvizje paraprake për të qenë i përgatitur nëse De Shiljo do të qëndrojë gjatë jashtë fushave. Emri më i dashur për Galianin është ai i mbrojtësit të Atletikos së Madridit Gujerme Sikeira, por ka dhe alternativa të tjera. Në Itali në krye të listës është Paskual. Po ashtu mendohet dhe për një shkëmbim të mundshëm me Njukasëllin, ku Niang mund të kalojë në Angli dhe Milani të afrojë në skuadër Davide Santon. Një tjetër pistë është ajo që të çon te Rafael Guerreiro që luan aktualisht me Lorientin.
Mesfusha – Është një repart ku nuk ka ndonjë zhvillim konkret dhe nuk pritet të ketë diçka të rëndësishme gjatë merkatos së janarit.
Sulmi – Asnjë lëvizje edhe në sulm. Ndonëse është folur për shumë emra, në fakt pritet të ketë pak lëvizje ndoshta asnjë të tillë. Ndryshimi i vetëm mund të jetë Niag dhe ky në funksion të mbrojtjes. nëse De Shiljo mungon gjatë Niag mund të sakrifikohet për të sjellë në Milano një mbrojtës, mundësisht atë të Njukasëllit, Davide Santon. Objektivi i Milanit në pjesën e mbetur të sezonit ëhstë të ketë në përbërje vetëm 28 lojtarë dhe jo më shumë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.