De Shilio prezantohet, 5 vite i Juves

Juventusi ka zyrtarizuar sot firmën me mbrojtësin e blerë nga Milani, Matia De Shilio. Anësori i djathtë prëforcon kështu “Zonjën e Vjetër”, që kërkonte prej kohësh një pasues të Dani Alveshit.

Mbrojtësi 25-vjeçar ka firmosur një kontratë deri në vitin 2022.

Largimi i tij nga Milani ishte traumatik, sepse prej vitesh shihej si pasardhësi i Paolo Maldinit, por jo vetëm që nuk u ngjit asnjëherë në lartësinë e pritshmërive, por u bë edhe armik me tifozët, kur refuzoi rinovimin me Milanin dhe kërkoi transferimin te Juventusi.

Milani do të marrë 12 milionë euro në total, plus 0,5 milionë në varësi të ecurisë së mbrojtësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *