De Rosi: E tmerrshme të eliminohesh kështu, fatin e trajnerit e dinë drejtuesit

0

Roma nuk mundi të kualifikohej në çerekfinalet e Champions-it. Portugezët e Portos arritën të merrnin “biletën” për në fazën tjetër pas 120 minutave, ku vendimtare ishte penalltia e dhënë pas konsultimit me sistemin VAR në minutën e 116-të, episod ky që shoi shpresat e italianëve.

JNë përfundim të takimit kapiteni i Romës, Daniele De Rosi, u shpreh se skuadra e tij nuk e meritonte të eliminohej në këtë lloj mënyre.

“E tmerrshme të eliminohesh në këtë mënyrë. Nuk arritëm të bënim një ndeshje perfekte, por pashë një grup burrash që u përpoqën shumë dhe nuk e meritonin këktë gjë. Duhet ta fitonim ndeshjen e parë me rezultatin 2 – 0. Mendoj se duhet të kishim marrë më shumë për 120 minuta e lojës që kryem. Jam krenar për këta lojtarë”

VAR – “Nuk e kam parë ende rastin e penalltisë, por dikush më tha që Manolas mund të ishte në faj”.

E ARDHMJA E DI FRANÇESKOS – “Për këtë vendosin drejtuesit e klubit”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.