De Ligt zbulon prapaskenën, ja si e befasoi CR7

Kristiano Ronaldo i ka kërkuar Matijs de Ligt të transferohet te Juventusi. Kjo gjë duket se ka ndodhur pas përfundimit të finales së UEFA Nations League, me kapitenin portugez që u kap dhe nga kamerat që foli diçka me talentin holandez.

Diçka të tillë e konfirmoi edhe vetë De Ligt, i cili duke folur për mediat holandeze pas takimit u shpreh: “Mund të jetë e vërtetë. Çfarë përgjigje i dhashë? Të them të drejtën fillimisht nuk e kuptova dhe pastaj… nuk thashë asgjë.”

“Isha pak i tronditur nga humbja, prandaj qesha, por nuk thashë asgjë. Ndihesha keq pas finales së humbur, vetëm për këtë gjë po mendoja. Tani kam nevojë të pushoj, pasi kam pasur një sezon të gjatë.“

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *