“De Ligt te Juventusi? Harrojeni titullin edhe sivjet, shihemi në 2020!”

Për të rrëzuar Juventusin nga froni i kampionatit italian është shumë e vështirë, ndërsa me ardhjen e De Ligt bëhet pothuajse e pamundur. Kështu mendon Fabio Kapelo, një ndër emrat e mëdhenj italianë të stolit.

73-vjeçari, i cili ka luajtur gjashtë sezone me bardhezinjtë dhe i ka drejtuar për dy të tjera nga stoli, e vlerëson shumë 19-vjeçarin holandez dhe e cilëson atë si ndër më të mirët në rolin e tij.

Me blerjen e kapitenit të Ajaksit, Kapelo është i bindur që nuk do të ketë sërish garë për titull në Itali dhe “zonja e vjetër” do të fitojë titullin e nëntë rresht.

Nëse Juventusi merr De Ligt ka mbaruar gjithçka dhe nuk do të ketë garë për titull. Njësoj si vitet e kaluara dhe llogaritë fillojnë e bëhen për sezonin 2020/2021”, thekson Fabio Kapelo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *