De Ligt shpreh dëshirën e tij, Raiola e shtyn aty ku ofrojnë më shumë!

Matijs De Ligt është padyshim kryefjala e kësaj prag merkatoje, me holandezin që ende nuk ka vendosur mbi të ardhmen e tij. Barcelona shihet si destinacioni më i mundshëm, pasi atje do të gjente dhe shokun e tij Frenki De Jong.

Dëshira e lojtarit thuhet të jetë pikërisht transferimi në “Camp Nou”, por agjenti i tij Mino Raiola, duket se nuk është dakord me klientin e tij. Sipas raportimeve në media, menaxheri i De Ligt prefeton më së shumti një kalim të holandezit te Bajerni i Mynihut, Mançester Junajtid apo Juventusi.

Arsyeja është shumë e thjeshtë. Të tre këto ekipe janë të gatshëm të ofrojnë më shumë se Barcelona, fakt që rrit përfitimet e Raiolas dhe vetë De Ligt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *