De Ligt ndan mendjen, Juventusi fokusohet te një kampion bote

Matijs De Ligt është objektivi i madh i Juventusit për mbrojtjen. Kapitenin fantastik të Ajaksit e duan të gjithë, por e ardhmja e tij mund të jetë Barcelona. Spanjollët janë në avantazh për sigurimin e shërbimeve të 19-vjeçarit dhe negociatat janë në fazë të avancuar.

Diçka e tillë mund të shtyjë Samuel Umtitin të largohet. Sipas raportimeve të katalanases “Sport”, francezi mund të përfundojë në Torino.

Emri i tij gjendet në listën e Fabio Paratiçit dhe drejtori sportiv i bardhezinjve mund të nisë sulmin për të. Gjithmonë nëse De Ligt zgjedh të bashkohet me shokun e tij De Jong te Barcelona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *