De Ligt, ja 8 gjëra që nuk i dinit për fenomenin e Ajaksit

Është 19 vjeç, por me një personalitet veterani dhe ndoshta që këtë verë Ajaksi do të vendosë ndonjë rekord me shitjen e tij, sepse goli i sotëm ndaj Totenhemit e ka shtuar edhe nja 10-20 milionë vlerën e tij.

Matijs de Ligt është një nga yjet e mëdhenj të Holandës, që ëndërron duke parë magjitë e Ajaksit. Ja 8 kuriozitete në lidhje me kapitenin e Ajaksit….

  1. Kur ishte i vogël luante tenis. Prindërit, të dy tenistë, donin që tradita të ruhej, por më pas Matijs zgjodhi futbollin. Fati i tij, i familjes dhe Ajaksit…
  2. Prej moshës 1 vjeç Matijs është rritur në Abkude, lokalitet i vogël në Amsterdam, ku nisi edhe futbollin. Distanca nga stadiumi i Ajaksit: vetëm 5 km!
  3. De Ligt është kapiteni më i ri që ka luajtur ndonjëherë në gjysmëfinalet e Champions League, 19 vjeç e 261 ditë.
  4. Para verës 2018 ishte në Torino bashkë me prokuratorin e tij, për të vizituar qytetin dhe strukturat e Juventusit, që ashtu si Barcelona tani e ka kuptuar se duhet të investojë fuqishëm tek ai.
  5. Është i fejuar me modelen AnneKee Molenaar, e bija e një ish-futbollisti të Ajaksit.
  6. Shumë nga shokët e skuadrës e quajnë “Bullafiq”, për shkak të fytyrës së tij buçko.
  7. Titullar në Holandë-Bullgari në mars 2007, De Ligt u bë debutuesi më i ri në kombëtare që pas Luftës së Dytë Botërore, në moshën 17 vjeç, 7 muaj e 10 ditë.
  8. De Ligt është kapiteni më i ri në histori që shënon në një gjysmëfinale apo finale në Champions League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *