De Ligt flet hapur: Paragjykues dhe të bezdishëm, ja pse nuk zgjodha Junajtid

0

Matijs De Ligt është transferuar te Juventusi, por ky sezon ka qenë shumë i vështirë për të nga ana personale. I është dashur të zgjedhë klubin ku do vazhdojë karrierën, ndërkohë që i rrinin gjithë gjigantët evropianë në kokë.

Mbrojtësi tregon se shumë herë qeshte me mesazhet që i shkonin, por kishte një moment që ndihej i mbingarkuar dhe nuk e duronte dot gjithë atë presion. Thashethemet e merkatos mbi Junajtid, që një vit më parë e kishte refuzuar, shkaktuan probleme edhe te babai i tij.

“Është shkruar dhe thënë shumë çdo ditë e natë. Ishte e bezdisshme me aq shumë sa u spekulua. Kam qeshur në shumë momente me mesazhet që vinin, por gjithashtu vjen një moment që lodhesh. Papritur, edhe babi im ishte i shëndoshë për ta, sepse dikur më refuzuan (Junajtid). Kjo dhe shumë gjëra të tjera, më bënë që të mos i zgjedh ata”, deklaroi De ligt.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.