De Ligt është i Juventusit, problem mbetet vetëm paga

0

Është absurde që një 19-vjeçar të përfitojë të njëjtën pagë me atë të Kristiano Ronaldos, apo jo? Kështu ka pretendenduar Matijs De Ligt, i cili i ka thënë agjentit të tij se vetëm në rast se rroga që i ofron Juventusi është e barabartë me atë që kërkon, do të nënshkruajë.

Por Mino Raiola dhe klubi i Juventusit duket se po punojnë së bashku për të bindur kapitenin e Ajaksit që të ulë kërkesat. Siç raportohet nga mediat italiane, Raiola synon që ta mbyllë sa më parë këtë transferim, para se dënimi ndaj tij të vihet në fuqi sërish. De Ligt dhe Raiola kanë vizituar zyrat e Juventusit dhe fushat stërvitore, por ende nuk është gjetur një akord për firmën e 19-vjeçarit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.