De Ligt: E pabesueshme! Ky është një makth

Kapiteni i Ajaksit, Matis De Ligt, ishte qartazi i rrënuar në intervistën e dhënë pas ndeshjes për televizionin holandez “Veronica”.

Futbollisti 19-vjeçar e cilësoi një makth rezultatin e sotëm dhe se tani skuadrës së tij nuk i mbetet gjë tjetër vetëm për të luftuar për kampionatin, ku mbajnë vendin e parë.

“Kjo është e pabesueshme. Një makth. Është një goditje kaq e rëndë. E katranosëm në golin e parë, më pas gjërat shkuan shumë keq. Filloi të më dridhej trupi kur tifozët na kënduan pas ndeshjes, por nuk ishin të dridhurat që unë shpresoja në fillim të ndeshjes”.

“Luajtëm shumë mirë në pjesën e parë, por më pas u munduam të mbroheshim, por dhuruam dy gola dhe kjo bëri diferencën. Tani na mbetet të marrim titullin në kampionat”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *