De Ligt dhe shakatë për agjentin e tij: Nëse nuk do bëhesha futbollist? Do konkuroja Raiolën

Dy ditë më parë, Matthijs De Ligt u kurorëzua me trofeun Kopa, që i shkon futbollistit më të mirë të vitit me moshë nën 21 vjeç. I cilësuar si një nga mbrojtësat më të mirë dhe më premtues për të ardhmen, holandezi ka treguar se futbolli ishte rruga më e duhur për të.

Por, mbrojtësi i Juventusit ka folur edhe për atë çfarë ai do të kishte zgjedhur të bënte nëse futbolli nuk do ishte një mundësi për të. Kështu De Ligt mendon se biznesi do të kishte qenë fusha e duhur për të, ndërsa nuk ka kursyer as shakatë në lidhje me agjentin e tij. Mino Raiolën.

“Nëse nuk do të isha bërë një futbollist, do të isha bërë një agjent i FIFA-s në mënyrë që të përpiqesha të mposhtja Raiolën. Ose do të provoja ta rekrutoja atë. Por jo, unë kurrë nuk kam menduar shumë për atë çfarë do të bëja. Isha i fiksuar me idenë e t’u bërit futbollist. Edhe prindërit ranë dakort, por fillimisht duhej të mbaroja studimet. Mund të isha bërë një njeri i biznesit duke shitur dhe blerë gjëra”, ka thënë De Ligt./Sport Ekspres/