De Laurentis zbulon: Kam refuzuar 105 milionë euro!

Numri një i klubit të Napolit, ka zbuluar për mediat italiane se Mançester Junajtid ka bërë një ofertë për Kulibalin, por që është refuzuar menjëherë nga ai. Sipas De Laurentis, “djajtë e kuq” kanë ofruar shifrën marramendëse prej 105 milionë eurosh, teksa shtoi se e nervozon fakti që thuhet se Napoli nuk ka lojtar të mëdhenj.

“Ne jemi të aftë për të rritur lojtarë të mëdhenj dhe për t’i mbajtur në klub gjithashtu. Kur Mançesteri ofroi 95 milionë sterlina për një qendërmbrojtës, që kurrë nuk ka ndodhur më parë, do të thotë që ai është një lojtar i madh. Çmendem kur dëgjoj që thuhet që te Napoli nuk ka lojtar të mëdhenj”.

Kalidu Kulibali është një ndër shtyllat më të rëndësishme të ekipit të Ançelotit, teksa aktualisht po zhvillon një sezon mjaft të mirë. Senegalezi spikati me fanellën e Metzit fillimisht, ku u ble nga belgët e Genkut në vitin 2012. Dy vite më pas, 27-vjeçari hodhi hapin e madh, teksa u transferua te Napoli për shifrën e 8 milionë eurove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *