De Laurentis shton armiqtë, në Romë tallen me akuzat

Aurelio De Laurentis nuk bën pjesë në grupin e presidentëve fjalëpak, përkundrazi vështirë se mund të gjesh një president që i afrohet numrit 1 të Napolit për sa i përket zhurmës që ai krijon me intervistat e tij të përditshme. Së fundmi “producenti” është kapur me klubin e Romës, që ai e akuzon për trasnfertën e portierit Alison te Liverpuli.

“Isha i interesuar për të transferuar Alisonin te Napoli, ofrova 60 milionë euro për të, por më pas mora vesh që ai do ikte te skuadra e Liverpulit, një transfertë kjo mjaft e dyshimtë, por tani e kam një shpjegim, pasi një “zog i vogël” më tha se Roma dhe Liverpuli kanë të njëjtin pronar”, tha De Laurentis gjatë një interviste për Corriere Dello Sport.

Nuk ka vonuar dhe përgjigja nga presidenti i Romës Xhejms Palota, i cili i ka kthyer homologut të tij një përgjigje me doza të forta humori: “Nuk e kam idenë se çfarë po tymos De Laurentis atje në Napol. Nëse e gjen përsëri atë “Zogun e Vogël”, mos u çudisni sikur t’i thotë që ne kemi të njëjtin pronar me Barcelonën dhe Bajernin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *