De Laurentis nuk i ndahet Sarrit, tjetër ngacmim

Napoli luan nesër kundër Crvena Zvezda dhe në Beograd do të jetë edhe presidenti Aurelio De Laurentis. Si zakonisht ai nuk ngurron edhe të ngacmojë dhe me Mauricio Sarrin nuk I ka kursyer replikat në distancë.

“Unë jam gjithmonë pranë skuadrës, edhe sepse Ancelotin e zgjodha unë dhe jam përgjegjësi, sikurse isha edhe në epokën e Sarrit. Këtë herë jam më i qetë”, shprehet fillimisht numri një i Napolit.

Më tej ai ka shtuar: “Sarri po bën shumë mirë, por ai ka pasur shumë humbje të dhimbshme në jetën e vet, pushohej nga puna në mënyrë të vazhdueshme. Për pasojë, është krijuar një person i ngurtë në marrëdhëniet njerëzore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *