De Laurentis: Një emër i madh vjen te Napoli! Kavani? Ka vetëm një mundësi!

0

Mjafton një deklaratë e shkurtër për të lumturuar zemrat e tifozëve të Napolit. Aurelio De Laurentis ka folur për “Radio Marte” mbi mundësinë e ardhjes së një futbollisti të madh te Napoli.

Flasim për në verë, pasi në janar nuk do të ketë lëvizje. Edinson Kavani është ëndrra e tifozëve napolitanë, ndërsa presidenti i klubit shpjegon dhe mundësinë e vetme që bomberi uruguaian të rikthehet në “shtëpi”.

Në janar nuk do të blejmë askënd, por në qershor do të vijë një lojtar me emër. Kavani? Nëse do të mërzitet te PSG dhe do të pranojë të fitojë më pak, do ta mirëprisnim me krahë hapur”, thekson Aurelio De Laurentis.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.