De Laurentis “ngushton rripat” në merkato: I kemi “top player”!

0

Aurelio de Laurentis, në konferencën për shtyp që ka dhënë sot, përkrah Ançelotit dhe i nsinjes, ka folur për merkaton, sidomos, duke lënë për të kuptuar se ndoshta nuk do të vijnë më super goditje, por skuadra është mirë kështu… Ai është drejtuar gazetarëve:

“Në radhë të parë nuk e merrni me mend se sa ofensivë jeni karshi lojtarëve “top player” që Napoli ka në gjirin e saj! Tifozët i  kuptoj, por si mund të flitet për lojtarë që nuk bëjnë te Napoli kur i  duan gjysmat e klubeve të Europës?! Apo, kur janë ke ne janë çka, kur i  merr Siti apo Çelsi janë super?!”

“Kur Konte më kërkoi Kulibalin dhe ofroi 58 mln euro e refuzova. Unë  e di që të gjithë doni Kavanin, por fiton 20 mln euro çdo 10 muaj… Nëse më merr dhe përgjysmon rrogën, flasim… Pastaj, ta marrim tani nuk ka vlera, sepse çorienton grupin dhe Ançeloti është duke punuar prej kohësh. Na duhet një mbrojtës krahu djathtë pas largimit të Maxhios”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.