De Laurentis: Me paratë e Juves fitoj 10 tituj rresht! “San Paolo”? Është teatri i Maradonës…

Aurelio De Laurentis është një nga personazhet më interesantë të futbollit italian. Presidenti i Napolit është ndaluar te rritja e ekipit dhe konkurrenca me Juventusin.

Ai ndalet dhe te stadiumi “San Paolo”, që është pjesë e rëndësishme e historisë së klubit. Është teatri i Diego Maradonës dhe De Laurentis nuk ka ndërmend të heqë dorë nga ky stadium.

Po hyj në shumë situata interesante, nga bota e automobilave te Bari dhe mund të blej dhe një klub anglez. Kur shëtis nëpër botë, ndjej një interes të caktuar: jemi ekipi i 19 në botë dhe nuk kemi probleme me bankat. Ndoshta nuk do të arrijmë kurrë të thyejë Juventusin. Ku i dihet, nëse do të kisha unë atë qarkullim parash, do të kisha fituar 10 tituj kampion.”

“Stadiumi? Nuk do të ndërtoj një të ri diku tjetër. ‘San Paolo’ është pjesë e së kaluarës, që nuk dua ta harroj. Ai është teatri i Maradonës, por ka vetëm një defekt: nuk i përket qytetit”, përfundon presidenti karizmatik i Napolit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *