De Laurentis karikoi Napolin: Fitojmë për 40 milionë tifozët tanë!

Napoli është gati të përballet me Liverpulin. Ekipit të Ançelotit i mjafton dhe një barazim kundër finalistëve të vjetshëm për të kaluar më tej në Champions.

Aurelio De Laurentis ka vendosur të “nxehë” atmosferën. Presidenti i Napolit ka besim të plotë te trajneri Ançeloti dhe ekipi i tij.

Do të shohim një ndeshje shumë të bukur dhe, siç thotë trajneri, duhet të zbavitemi dhe të tentojmë fitoren. Jam i qetë, Ançeloti, i cili është blerja më e mirë e këtij sezoni, është një person jashtëzakonisht i përgjegjshëm dhe me të po luajnë të gjithë. Luajmë prej 9 vitesh në europë, jemi zbavitur shumë, por sot duam të fitojmë për 40 milionë napolitanët e shpërndarë nëpër botë. Nëse eliminohemi? Asgjë nuk ndryshon”, përfundon kreu i klubit napolitan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *