De Laurentis: Italia prehistorike, s’do e shijojmë kurrë një Siti-Totenhem! Arsenali? Kemi hequr edhe më keq…

0

Napoli do të tentojë të përmbysë Arsenalin në “San Paolo”. Sfida e parë u fitua nga ekipi i Unai Emeri me rezultatin 2-0, por djemtë e Ançelotit janë gati për duelin e kthimit dhe do të synojnë gjysmëfinalet e Ligës së Europës.

Atmosfera në qytet është fantastike. Aurelio De Laurentis ka një ndjesi të mirë. Ai është zbavitur mbrëmë duke parë ndeshjen midis Sitit dhe Totenhemit. Spektakël dhe emocione, më saktë… futboll.

Presidenti karizmatik karikon ekipin e tij dhe nuk harron kurrë së foluri mirë për Karleton, trajnerin e ekipit. Napoli ka kaluar me sukses ndeshje më të komplikuara këtë sezon në Champions, aty ku ishte në një grup me Liverpulin e PSG-në dhe kualifikimi iku për një fije.

De Laurentis sulmon ashpër futbollin italian dhe mentalitetin që ekziston në vendin fqinj. Në fund Kristiano Ronaldo. Portugezi ka treguar kualitetin e tij edhe në Serinë A, ka shënuar shumë, por në futboll skuadra është më e rëndësishme se individi.

NAPOLI – “Kemi një grup të jashtëzakonshëm djemsh, të cilët kanë dhënë gjithmonë maksimumin. Gjatë një sezoni mund të ketë momente me mjegull, por unë nuk frikësohem dhe nuk jam tipi që shkul flokët. Ançeloti është një trajner me eksperiencë të madhe, është rob Zoti dhe për mua këto janë faktorë shumë të rëndësishëm.”

ARSENALI – “Do të shkoj në stadium në orën 18:30. Do pres ekipin aty dhe do kem kohë për të biseduar me Ançelotin. Në fakt nuk kemi se çfarë të flasim… Jemi përballur në Champions me ndeshje më të komplikuara se kjo, të paktën në letër. E kemi bërë në mënyrë ekzemplare, duke u eliminuar nga fati i keq në një grup ferri. Megjithatë, dolëm me kokën lart, ashtu siç kemi bërë edhe me Benitezin. Arsenali na kapi në kundërsulm, ndoshta u hutuam pak. Kemi nevojë për përqendrim dhe mund të bëjmë një surprizë të bukur.”

Siti-Totenhem 4-3

SITI-TOTENHEM – “U hap një botë e rë për mua, duke parë ndeshjen Mançester Siti-Totenhem. Ky është futbolli. Italia është parahistoria e futbollit. Më duket sikur ne nuk zbavitemi duke luajtur futboll. Spektakli i mbrëmjes së kaluar nuk ka shanse të ndodhë në Itali, aty ku fshihemi pas një dreq taktike. Ky është rreziku real kur përballesh me ekipet angleze.”

RONALDO – “Ai nuk shërbeu për të shpëtuar Juventusin. Futbolli është një sport grupi, skuadra fiton e gjitha bashkë. Skuadra duhet të dijë të lexojë ndeshjen, t’i përshtatet kundërshtarit dhe situatave me fat apo pa fat. Nëse Arsenali shënon një gol, duhet të luftojmë për të fituar me më shumë gola se sa e kishim imagjinuar.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.