De Laurentis “hap kartat”: Ikardin e vlerësoj, ja problemi i Hamez

Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentis ka reaguar në lidhje mbi lajmet e shumta të ditëve të fundit, ku klubi që ai ka në pronësi përmendet si kandidati favorit për të blerë kartonin e Mauro Ikardit.

Në një intervistë për “Corriere Dello Sport”, producenti i njohur shpjegon si qëndron situata me sulmuesin argjentinas, ndërsa zbulon dhe se ku kanë ngecur negociatat për transferimin e Hamez Rodrigez në Napoli.

“Muaro Ikardi është një lojtar shumë i mirë. Ne e vlerësojmë jashtëzakonisht shumë, kjo s’ka vend për diskutim, por ai kërkon të shkojë te Juventusi”.

“Hamez Rodrigez është lojtari më i njohur mediatikisht pas Nejmarit dhe Ronaldos. Ai kërkon të vijë në ekipin tonë, por Reali kërkon shumë për kartonin e tij. Ne s’mund t’i kalojmë limitet tona. Presim që të na ofrohet një çmim i arsyeshëm “.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *