De Laurentis: E gjithë merita e Ronaldos, çfarë ka bërë Alegri këtë sezon?

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, ka dhënë një intervistë për “Corriere Dello Sport”, ku ka folur në lidhje me situatën e me Lorenco Insinjen dhe idenë e futjes së formatit “Play-Off” në Serie A.

SITUATA ME INSINJEN – “Di vetëm që ai është një lojtari i Napolit dhe një napolitan. Insinje e ka treguar gjithmonë se ka një lidhje të fortë me këtë fanellë, por unë nuk mund ta detyroj të qëndrojë. Ka kërkuar të largohet katër ose gjashtë vite më parë, pasi më tha se nuk ndihej i respektuar nga tifozët”.

KRISTIANO RONALDO –  “Ronaldo është një lojtari i veçantë, pasi ka zëvendësuar trajnerin te Juventusi. Më thoni çka bërë Alegri këtë sezon. Ai është njeriu që motivon skuadrën. E kam parë njëherë të luajë me Portugalinë dhe po qëndronte në stol atë ndeshje. Bërtiste më shumë se trajneri në mënyrë që të motivonte lojtarët. Nuk mund ta merrja në Napoli. Prindërit më kanë mësuar që të mos shpenzoj më shumë se ç’i kam mundësitë”.

Më tej De Luarentis foli mbi idenë e futjes së një formati play-off në Serie A: “Për mendimin tim është një propozim i gabuar. Duhet një qasje tjetër dhe serioze për këtë çështje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *